Kosova dhe Banka Botërore nënshkruajnë marrëveshje kredie për dy projekte për krijimin e vendeve të punës

PRISHTINË, 2 gusht 2017 – Ministri i Financave i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, dhe Menaxheri i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, nënshkruan sot marrëveshje financimi për zbatimin e dy projekteve të reja me vlerë të përafërt prej 34.3 milionë eurove, të cilat kanë për qëllim ta përshpejtojnë zhvillimin e sektorit privat dhe krijimin e vendeve të punës në Kosovë. Marrëveshja e parë është për 14.3 milionë euro për Projektin e Aftësisë Konkurruese dhe Gatishmërisë për Eksportim, i cili do t’u ndihmojë edhe kompanive, edhe konsumatorëve në Kosovë duke e përkrahur certifikimin e produkteve për tregjet e eksportit – siç është Bashkimi Evropian – si dhe forcimin e kapaciteteve të kompanive të orientuara kah eksporti dhe reduktimin e kostos së inspektimit të bizneseve. Marrëveshja e dytë është një kredi prej 20.80 milionë eurove për Projektin për Financim Shtesë për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, i cili do t’i shtojë të ardhurat rurale në Kosovë përmes investimeve në sektorin bujqësor të vendit – e veçanërisht në hortikulturë dhe blegtori. Kredia bazohet në investimet e mëhershme që u kanë ndihmuar më shumë se 700 përfituesve që të marrin grante për të ndërtuar serra, hambarë dhe stalla të lopëve, për të mbjellë pemë, për të blerë pajisje bujqësore dhe për të bërë investime të tjera. Në deklaratën e tij në ceremoninë e nënshkrimit, Menaxheri i Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli, e vuri në pah kontributin e projekteve të reja për ta bërë zhvillimin e Kosovës më të varur nga produktiviteti më i lartë në vend dhe nga aftësia konkurruese më e madhe jashtë vendit. “Financimi i këtyre projekteve është pjesë e strategjisë së Grupit të Bankës Botërore që synon t’i ndihmojë Kosovës që të lëvizë kah zhvillimi më i qëndrueshëm, më i orientuar kah eksporti dhe më gjithëpërfshirës, në mënyrë që qytetarëve të saj t’u ofrohen më shumë mundësi për një jetë më të mirë,” tha Mantovanelli. Të dyja kreditë ofrohen nga Shoqata për Zhvillim Ndërkombëtar (ShZhN) e Grupit të Bankës Botërore. Kosova është ende përfituese e financimit koncesional të ShZhN-së, i cila ofrohet në kushte koncesionare me kamatë zero ose shumë të ulët dhe me periudha të gjata për pagesë të kredisë. Këto dy kredi kanë periudhë maturimi prej 25 vjetësh, përfshirë një periudhë pesëvjeçare mospagimi. Që këto dy projekte të vihen në zbatim, të dyja marrëveshjet financiare duhet të ratifikohen edhe nga Parlamenti i Kosovës.

from World Bank Search – NEWS http://ift.tt/2f88V3y

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s